Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me të shtënat me armë zjarri që kanë lënë pas një viktimë dhe një të plagosur në qytetin e Memaliajt.
policia naten (1)
Të lidhura
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ku pas një konflikti, shtetasi Donald Nelaj, 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi me iniciale D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Burime bëjnë me dije se dy grupet kanë pasur më herët konflikte të vazhdueshme mes tyre, ndërsa mbrëmjen e sotme një sherr i momentit ka rindezur hasmëritë e vjetra, duke degjeneruar në dhunë të armatosur.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se autori i vrasjes së sotme, Donald Nelaj, është personi i fundit që ka patur kontakt me Eraldo Mucin, shokun e Aleksandër Sadikaj i njohur si “Sanco”, që u vra me eksploziv afër Teg-ut.
Ngjarja ka ndodhur para një lokali në pronësi të shtetasit me iniciale S.K., pranë qendrës së Memaliajt.
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



