Profesori i njohur amerikan, Steve Hanke: Ka ardhur koha që Edi Rama të largohet, protestat studentore në Tiranë kundër korrupsionit qeveritar

Në një postim në rrjetin social X, profesori dhe ekonomisti i njohur amerikan Steve Hanke, shkruan se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

Teksa komenton protestat studentore në Tiranë, ai ka kritikuar qeverinë për korrupsionin dhe përshkallëzimin e dhunës gjatë demonstratave.

Të lidhura

None found

Hanke shkruan se për të 14-ën ditë, protestat studentore në Tiranë kundër korrupsionit qeveritar janë shoqëruar me episode dhune.

“Për të 14-ën ditë, protestat studentore në Tiranë, Shqipëri, kundër korrupsionit qeveritar, u shndërruan në përplasje të dhunshme. Si një Kalorës i Flamurit Shqiptar, mendoj se ka ardhur koha që kryeministri Rama të largohet nga pushteti”, shkruan Steve Hanke, në rrjetin social X.

 


Shtuar më 27.10.2026 13:40