Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

Studentët i kanë vendosur flakën një kazani mbeturinash në rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën para ministrisë së Arsimit. Protesta deri më tani ka qenë e qetë, ndërsa pritet që të rinjtë të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Studentët kanë refuzuar dialogun me kreun e qeverisë, duke theksuar se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegociueshme.

Të lidhura

None found

 


Shtuar më 27.10.2026 15:38