Një tjetër bombol gazi ka shpërthyer. Këtë herë në një banesë në Durrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
“Më datë 08.07.2021, në orën 16:30, në Rrashbull, Durrës, në banesën e shtetasit G. B., 28 vjeç, aksidentalisht ka shpërthyer një bombël gazi, e për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se së fundmi kanë shpërthyer disa bombola, një në Velipojë me 4 të lënduar, një në Koplik me një të lënduar rëndë dhe para disa ditësh në Tiranë me dy të lënduar./albeu.com