Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë/ Rrebeshe dhe bore, paralajmërimi i meteorologes: Situatë alarmante në…

Këtë të shtunë, i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu intensive, të cilat kanë shkaktuar dhe përmbytje në disa qarqe.

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje me studion e News24, u shpreh se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, ku nuk do të mungojnë dhe reshjet e borës, kryesisht në veri.

“Në zonat e juglindjes situata do të jetë alarmante. Gjatë natës pritet të ketë reshje 30-40 ml, sasi mjaft e madhe, duke çuar nivelin e ujit të lumenjve në pikën kritike. Reshjet e shiut do të ndalojnë të hënnë për të rifilluar në mesin e javës së ardhshme”, u shpreh sinoptikania Porja.

Sipas Pores, muaji nëntori ishte parashikuar të ishte i ngrohtë dhe të kishim temperatura 4-5 gradë mbi normë.

 


Shtuar 22.11.2025 14:32