Zbulohet skema e evazionit dhe kontrabandës së karburantit në tre qytete, 15 milionë litra lëndë djegëse e tregtuar jashtë kontrollit fiskal

Një aksion i koordinuar në Fushë Krujë, Burrel dhe Sarandë ka zbuluar një skemë të organizuar evazioni dhe kontrabandimi të karburantit. Tri pikat e karburantit të identifikuara rezultuan të operonin pa licencë të vlefshme, duke shkelur ligjin fiskal.

Gjatë kontrolleve, strukturat kompetente sekuestruan sasi të konsiderueshme karburanti dhe konstatuan manipulime në mjetet matëse të furnizimit, ku shifrat e qarkullimit tejkalonin 15 milionë litra.

Hetimi vijon për të identifikuar të gjithë zinxhirin e kontrabandës, përfshirë subjektet dhe zyrtarët e përfshirë, duke u referuar më pas organeve ligjzbatuese për procedime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë. Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal.


Shtuar 5.11.2025 20:13