Iu gjet tritol në banesë, arrestohet 35 vjeçari në Lezhë

Blutë e Lezhës kanë arrestuar një 35 vjeçar pasi i është gjetur një sasi tritoli në banesë.

Pas peracionit të policisë Marjan Përgjoni, me arsim 9 klasë është arrestuar pasi dyshohet se është edhe poseduesi i kësaj sasie.

Raportohet se këtij shtetasi, gjatë kontrollit në banesë, i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje.

Ndërkohë, vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë:
Më date 06.07.2021, ora 13.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marjan Pal Përgjoka, i datëlindjes 18.02.1986, banues në Manati Lezhë, me arsim 9 klasë, sepse më datën 06.07.2021, në banesë i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje. Neni 278/3 i K.P.


Shtuar 6.07.2021 17:15