Humbi jetën 5 ditë pasi solli në jetë foshnjën, familjarët e 29 vjeçares akuzojnë mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një 29 vjeçare ka humbur jetën vetëm 5 ditë pasi është bërë nënë.

Sipas familjarëve të së ndjerës, Ardita Muçës faji është i mjekëve të spitalit të Durrësit.

E reja kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë, dhe kishte vetëm një ditë pasi kishte dale nga Materniteti i Durrësit. Sipas familjarëve të saj, ajo ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pirë ujë.

Në dëshminë e familjarëve në polici thuhet se e reja: “Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit, pas katër ditësh ka dale nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”.

Shtuar 6.07.2021 17:29