U vetëshpall kandidat i pavarur, Binaj tregon si mori vendimin: Partitë opozitare hapën krahun dhe lanë sheshin e valles bosh

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj i mbështetur nga Partitë opozitare tregoi se si e mori vendimin për tu vetëshpallur kandidat për bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Top Story”, Binaj theksoi se gjithmonë e ka dashur drejtësinë dhe angazhimi i tij ka qenë gjithmonë i dukshëm. Binaj gjithashtu u shpreh se Partitë opozitare hapën dyert dhe e lanë sheshin e valles bosh, në mënyrë që dikush ta marrë përsipër.

“Kam dashur gjithmonë drejtësinë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë i dukshëm. Politika nuk është shaka. Kur hyra këtu kisha emocione se kisha tre vite e gjysëm pa hyrë. Dua ta filloj me një falënderim, që ishte ti që u bëre sebep që unë u ktheva në shtëpinë ku linda artistikisht. Që i vogël kam pasur tendencën për të vënë drejtësi.

Njerëzit e afërm dhe shoqëria më kanë thënë pse se provon. Kushtet e deshën që këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mbart me vete shumë përgjegjësi, në fillim prisja që rrethi im të thoshte o Flor çfarë pate, por ndodhi e kundërta.

Pata mbështetje dhe urime, që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Partitë opozitare hapën dyert dhe e lanë sheshin e valles bosh, që dikush ta marrë përsipër. Unë dola që të nxis edhe të tjerë që janë si unë, ka ardhur koha që përfaqësuesi të jetë si qytetari-qytetarit, jo si dikush i punësuar nga partia”, Florian Binaj


Shtuar 9.10.2025 22:40