Rama komenton dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha: Dembelizëm e karshillëk ndaj popullit të Vlorës, drejtorë pa fe e atdhe, hipur mbi shpatullat e qeverisë

Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka folur edhe për dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.

Kryesocialisti e përshkroi situatën në Bashkinë e Vlorës, si një shfaqje të vetëkënaqësisë dhe karshillëkut, duke theksuar se problemet nuk lidhen vetëm me një individ, por me një mentalitet më të gjerë në administratën lokale.

Edi Rama: Dua të nisem nga shembulli i Vlorës, nga gjithë sa pashë, kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit, si dhe për shërbimeve e drejtorive qendrore në atë territor.

Po ndaj me ju një përkufizim të shkurtër, vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm e karshillëk ndaj popullit të Vlorës, e një allajoje të tërë njerëzish pa fe, pa atdhe, pa din e imam me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë.


Shtuar 11.09.2025 12:39