1005 francezë ndër të cilët 476 tifozë të futbollit kanë marrë pjesë në një sondazh, i cili zbulon se 85% e njerëzve janë zhgënjyer nga paraqitja në “Euro 2020”56% e të pyeturve e konsideronin Francën kampione të Europës para turneut.
Një shifër tjetër e dukshme është se 77% e të anketuarve besojnë se ky zhgënjim duhet t’u faturohet lojtarëve, ndërsa 28% fajësojnë Deschamps.
Pas eliminimit, 66% e francezëve (58% e tifozëve të futbollit) mbeten të sigurt për të ardhmen e ekipit të Francës, ndërsa një shumicë e vogël e të anketuarve (52%) kanë një mendim të mirë për “Gjelat”.