Ndodhi edhe kjo! Shqiptarët bëhen bashkë me serbin e grabisin turistët në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga 4 shqiptarë pasi mbrëmjen e djeshme në Modena kanë grabitur një grup turistësh.

Gjatë natës, policia është njoftuar se një grup personash kanë grabitur me dhunë disa turistë nga Bolonja.

Mediat italiane shkruajnë se ata u kanë dalë përpara turistëve dhe nën kërcënimin e armëve u kanë marrë të gjitha sendet me vlerë dhe një shumë prej 40 mijë eurosh.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre ku pas disa orësh ka arritur t’i vërë në pranga.

Mes të arrestuarve ishte dhe një shtetas serb, ndërsa mësohet se 3 prej tyre ishin minorenë. /albeu.com/