Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se nuk ka marrë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësuesit dhe studentët e Listës Studentore, e cila po e merr pushtetin në Serbi. Ata qëndruan në Kosovë më 8 dhe 9 nëntor 2026.
Në një përgjigje me shkrim për RTKLive, MPJD-ja sqaroi se kërkesat për vizitat zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve serbe përcillen përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe shqyrtohen sipas procedurave institucionale. Për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore nuk është paraqitur kërkesë e tillë dhe, për pasojë, ministria nuk ka dhënë miratim.
Të lidhura
None found
Sipas MPJD-së, këta përfaqësues nuk mbajnë ende poste zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë. Për këtë arsye, ata kanë hyrë dhe kanë qëndruar në Kosovë si qytetarë të zakonshëm, sipas rregullave të përgjithshme që vlejnë për shtetasit serbë. Vizita të kësaj natyre nuk kërkojnë miratim paraprak nga ministria.








