Sot mësohet çifti i radhës gjysmë finalist i Euro 2020

Pasi mësuam çiftin e parë të gjysmëfinales së këtij Kampionati Evropian, ku Italia do të përballet me Spanjën, sot do të mësohet edhe çifti i fundit i kësaj faze.

Dy ndeshjet e fundit të fazës së çerekfinales do të zhvillohen sot, ku Republika Çeke dhe Danimarka do të zbarkojnë në stadiumin “Baku Olympic”, kurse ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Ukrainës dhe Anglisë.

Në rrugëtimin e tyre deri në çerekfinale, në fazën e eliminatoreve Çekia e mposhti Holandën, Danimarka siguroi kualifikimin me fitore kundër Uellsit, Ukraina e befasoi Suedinë dhe Anglia e eliminoi Kombëtaren e Gjermanisë.

Ndeshjet e programit të sotëm të Euro 2020 i gjeni më poshtë.

18:00 Çekia – Danimarka (Stadiumi Baku Olympic-Baku)

21:00 Ukraina – Anglia (Stadiumi Olimpico-Romë)

FacebookViberWhatsAppMessengerEmailTwitter


Shtuar 3.07.2021 09:53