E lumtur në krahët e aktorit turk, por çfarë mendon vjehrra për Diletta Leottën (FOTO LAJM)

Can Yaman dhe Diletta Leotta së shpejti do i japin fund beqarisë. Aktori dhe prezantuesja po shijojnë pushimet në Bodrum përpara se të nisin me organizimin e dasmës. Çifti ndodhet së bashku me familjarët dhe nëna e Canit i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për nusen e ardhshme.

“Ajo është një vajzë shumë e ëmbël, shumë miqësore, gjithmonë e qeshur. Djali im është i lumtur me të”, tha nëna e aktorit.

E pyetur për dasmën, ajo u përgjigj: “Hapi i parë është ndërmarrë, unazat e fejesës janë vendosr. Shpresojmë, dasma do të ndodhë vitin e ardhshëm. Ata e dinë se ku dhe si ta bëjnë vetë”.

Shtuar 3.07.2021 09:43