Pas 40 ditëve në terapi intensive, trinjaket tashmë jashtë rreziku për jetën

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë se trinjaket që qëndruan ishin prej 40 ditësh në terapi intensive, janë jashtë rrezikut për jetën.

“Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë.

#Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën si dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë.

Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi.

#JetëTëGjatë”, shkruan Manastirliu./albeu.com