Fituesja e turneut final të tenisit për femra, FAGE WTA Finals 2026, do të marrë një veturë që nuk mund të blihet: një Mercedes-AMG të prodhuar vetëm në një ekzemplar.
Modeli i personalizuar, Mercedes-AMG SL 55 4Matic+, do t’i dorëzohet kampiones në ceremoninë e trofeut më 15 nëntor, në Indian Wells të Kalifornisë. Ai është realizuar përmes programit “Manufaktur Made to Measure” të Mercedes-AMG dhe nuk mund të porositet nga publiku.
Të lidhura
None found
Christina Schenck nga Mercedes-Benz ka deklaruar se kompania ka krijuar një Mercedes-AMG SL 55 të veçantë vetëm për kampionen, për ta festuar arritjen e saj me diçka po aq individuale sa rrugëtimi i saj drejt majës.
Pjesa e jashtme ka ngjyrën speciale “Ultraviolet”, të frymëzuar nga identiteti vizual i WTA-së. Në kabinë janë përdorur lëkurë Nappa në ngjyrë Crystal White dhe elemente prej fibre karboni, ndërsa mbështetëset e kokës kanë qëndisje të posaçme. Vetura do të mbajë edhe një pllakë me emrin e kampiones.
Nga ana mekanike, SL 55 nuk ka ndryshime: ruan sistemin 4Matic+ me tërheqje në të gjitha rrotat dhe konfigurimin standard AMG.
Fitueset e garës në çifte nuk do ta marrin këtë model. Ato do të kenë në përdorim pa pagesë vetura Mercedes-Benz për 12 muaj.





