Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi paraprak për Berishën, ja çfarë kërkuan avokatët

Prej orës 9:30 po vijon në GJKKO procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”, ku togat e zeza do duhet të vendosin nëse e kalojnë për gjykim, e kthejnë pas për plotësim hetimesh apo e pushojnë.

Avokatët e kreut të opozitës Sali Berisha në prapësimet e tyre kërkuan pavlefshmërinë e akteve dhe pushimin çështjeje.

Sipas tyre, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit nga hetuesit e BKH kur në fakt argumentuan ata do duhej të bëheshun nga ekspertë të licencuar.

Gjithashtu avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të “Klubit Sportiv Partizani”, me pretendimin se janë bërë sipas tyre nga kryeministri Edi Rama, teksa ngritën pyetjen se përse nuk i janë marrë deklarime këtij të fundit.


Shtuar 18.04.2025 13:13