Flirtimet Rama-Basha/ Berisha: Nuk mashtrohet një komb me Lul Bravën dhe Unikkatilin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj shkëmbimeve të fundit në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i cilësuar si një strategji mashtrimi për të mbuluar krizat e mazhorancës.

“Këto janë skenarë të sajuar për të larguar vëmendjen nga realiteti. Rama përpiqet të fshehë aktet e tij me shkëmbime idilike me Lul Bashën, me Lul Bravën dhe me Unikkatilin.

A thua se një komb i tërë duhet të merret me këto ‘lojëra’ dhe jo me të vërtetën e asaj që po ndodh në vend”, deklaroi Berisha.

Në përfundim, Berisha e përshkroi Ramën si një “kryemafioz” dhe “padrino”, duke e akuzuar për një strategji të ftohtë manipulimi për të ruajtur pushtetin e tij.


Shtuar 21.03.2025 15:10