Do të “pastrojmë” shtëpinë tonë/ Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do rendim pas çdo qindarke të vjedhur dhe…

Këtë të enjte, gjatë një deklarate për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar “pastrim” të Partisë Demokratike, nga të gjithë ata të cilët do të korruptohen dhe grabisin qytetarët.

Gjithashtu, lideri demokrat u shpreh se një gjë e tillë është parashikuar në programin e PD, ndërsa shtoi se do të lokalizohet çdo qindarkë e vjedhur dhe do t’u kthehet shqiptarëve.

“Në programin tonë shtyllë kryesore krahas “Paketës së dhembshurisë”, “Made in Albania”, “Shqipëria Madhështore” është parashikuar edhe “pastrimi” i shtëpisë tonë. Nëse ne nuk e bëjmë një gjë të tillë do të thotë që jemi mashtruar shqiptarët.

Ne do të bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë. Do të rendim pas çdo qindarke të vjehdur ndaj qytetarëve e do t’ua kthejmë. Çdo pasuri e vendosura me para të vjedhur do t’u kthehet. Do t’u kthehen edhe paratë e krimit”, tha ai.


Shtuar 20.03.2025 12:20

Tags: