Situata e lidhur me transferimin e Joel Pohjanpalo te Palermo nuk është zgjidhur ende, por në Venezia po punojnë për të kompletuar repartin sulmues i cili mund të revolucionarizohet plotësisht para mesnatës së të hënës së 3 shkurtit.
Mes emrave që qarkullojnë është edhe ai i Indrit Tucit, qendërsulmuesi shqiptar që aktualisht është pjesë e Spartës së Pragës, i njëjti klub që bleu Andersen nga Venezia këtë sesion të merkatos.
Sulmues fizik, i gjatë 191 centimetrash, prej disa muajsh është pjesë e skuadrës të Sylvinhos në kombëtaren shqiptare.
Tuci ka luajtur 9 ndeshje në kampionatin çek dhe ka shënuar 2 gola. 24-vjeçari shqiptar u bashkua me Spartën e Pragës janarin e vitit të kaluar.