Dafina Zeqiri nënë për herë të parë? Ja dyshimet se këngëtarja është në pritje të ëmbël

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar se Dafina është disa muajshe shtatzënë dhe po përgatitet për të mirëpritur një bebe në muajin korrik.

Dafina, e cila njihet për hitet e saj dhe energjinë në skenë, nuk ka bërë ende një njoftim publik në rrjetet sociale.

Por ditët e fundit në rrjetet sociale, kanë qarkulluar foto e video ku kanë ngritur dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Komente të ndryshme shkruajnë se ajo s’e mbulon kurrë barkun me veshjet e saj, si dhe lëvizjet në skenë duken më të kujdesshme.


Shtuar 5.01.2025 14:31