Lucas Digne do ta ketë të vështirë të luajë sërish në këtë europian për Francën. Mbrojtësi anësor që aktivizohet me Everton, u aktivizua në ojesën e dytë ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Por, sfida e tij zgjati vetëm gjashtë minuta duke qenë se ndjeu shqetësim musukor.
Trajneri Didier Deshamps u detyrua ta rikthente në stol, ndërsa pas sfidës tekniku i Gjelave pranoi se situata nuk është asnjëherë e mirë pas dëmtimeve të tilla. Kështu, Dinje me shumë mundësi e ka mbyllur europianin e tij, ndërsa për Francën është e dyta herë që humbet një lojtar, pasi më parë po për problem muskulor, nga grumbullimi i largua Dembele.
Tashmë, për krahun e djathtë të mbrojtjes mbetet si alternativë vetëm Lucas Hernandez, ndërsa dje u përshtat në atë rol edhe mesfushori Rabio