Vrau 20-vjeçaren e cila donte ndarjen, publikohen pamje nga dita e dasmës e Babis dhe Caroline (FOTO LAJM)

Në median greke janë bërë publike pamje nga dasma e Babis Anagnostopulos dhe Caroline Croush.

Caroline Crouch u vra nga bashkëshorti i saj pas shumë konflikteve dhe inskenoi një grabitje të dhunshme brenda shtëpisë.

Ishte vera e vitit 2019 kur pas një lidhje disa vjeçare, Babis Anagnostopulos dhe Caroline Crouch vendosën të martoheshin dhe të bashkonin jetën e tyre përgjithmonë.

Larg të afërmve dhe miqve, çifti zgjodhi të martohej në Algarve, Portugali, me Carolinën që kishte përgatitur një ambient tepër romantik për të dy pranë detit.

20-vjeçarja nga dita që ajo pranoi propozimin për martesë të pilot 32-vjeçar, filloi të përgatitej për dasmën e saj, pikërisht siç e kishte ëndërruar, pasi luante me miqtë e saj në rrugicat e Alonissos.

Babis kishte gjetur një mënyrë për ta bërë atë të ndihej si princesha e përrallës me Caroline të paaftë t’i rezistonte. Kështu që pas shumë kërkimesh në internet, ajo mendoi se Portugalia ishte vendi më i përshtatshëm për të vulosur dashurinë e tyre.

Ajo madje ra në kontakt me make-artisten, Bianca Pereira nga Portugalia dhe fotografët Maria & Sandy në mënyrë që ta ndihmonin të organizonin së bashku ceremoninë e përsosur të martesës. Fotot nga dita e dasmës janë publikuar në faqen e make-up artistit dhe dy fotografëve.

 

Shtuar 24.06.2021 11:05