Zbardhen bisedat mes ish-gjyqtares Pajtime Fetahu dhe Suel Çelës: Ti je engjëll mbrojtës, të kam xhan, ti më ke mua, unë të kam ty…

Ditën e djeshme, në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ish-kryegjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu,  është arrestuar.

Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja.

Gjithashtu, është bërë e ditur se kjo e fundit, ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.

Së fundmi, janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj.

Nga bisedat, duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit, kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.

Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:

Pajtime Fetahu:Ti si je, je mërzitur”?

Marjus Lulaj:Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di”.

Pajtime Fetahu:S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim”.

Marjus Lulaj:Pa diskutim po”.

Pajtime Fetahu:Pse mua qysh më di ti”.

Marjus Lulaj:Hahahaha”.

Pajtime Fetahu: “S’dorëzohemi ne”.

Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore:

Marjus Çelaj:Rri e qetë nuk je vetëm”.

Pajtime Fetahu:Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës”.

Marjus Çela: “Edhe unë, rri super e qetë…”.

Pajtime Fetahu:Unë të kam ty, ti më ke mua”./Vizion Plus


Shtuar 27.11.2024 10:04