Një tjetër vend i BE heq kufizimet për shtetasit shqiptarë

Pas thirrjes së bërë nga Komisioni i BE që vendet anëtare të rishikonin kufizimet e vendosura për udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera, ka ardhur edhe reagimi nga ministria e jashtme e Danimarkës.

Është marrë vendimi për të vendosur Shqipërinë në listën e verdhë që do të thotë se do të hiqet detyrimi i karantinës për të gjithë udhëtarët shqiptarë që mbërrijnë në Danimarkë. Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet pjesë e listës së vendeve si Libani, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.


Shtuar 21.06.2021 14:35