U kap me 324 kg kokainë në Durrës, gjykata jep vendimin për maqedonasin

Pak ditë më parë  u bllokua në portin e Durrësit me 324 kg kokainë shoferi maqedonas i kamionit..

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtetasin Nazif Arjoski, 41 vjeç nga Struga e Maqedonisë së Veriut. 41-vjecari u arrestua të premten në pikën kufitare të portit të Durrësit duke trafikuar 324 kg lëndë narkotike kokainë.

Lënda narkotike u gjet në serbatorin e kamionit që drejtonte 41-vjecari që ishte ngarkuar me mareriale ndërtimi dhe kishte si destinacion Napolin, në Itali.

Prokurori Afrim Shehu ka kërkuar që arrestimi të konsiderohej i ligjshëm dhe të merret si masë sigurie ajo e arrestit në burg për Arjoskin. Kërkesa e prokurorit Shehu u mor në konsideratë nga gjygjtari Rexhep Bekteshi që vendosi si masë sigurie “arrest në burg” për 41-vjecarin nga Struga. Arjoski në dëshminë e tij ka mohuar të ishte në dijeni të lëndës narkotike./albeu.com

Shtuar 21.06.2021 14:29