I dënuar edhe për abuzimin e një të reje, identifikohet bullgari që përdhunoi shqiptaren në Greqi

Është identifikuar autori i cili abuzoi seksualisht me 50-vjeçaren shqiptare teksa punonte si pastruese në një pallat, në zonën e Petralonas në kryeqytetin grek.

Sipas Protothema, autori i dyshuar i përdhunimit është një 35-vjeçar me origjinë bullgare. Ai është identifikuar nga policia dhe është vënë në kërkim nga ana e tyre. Sakaq, rezulton që autori i dyshuar të jetë arrestuar edhe 5 vite më parë, po për përdhunim.

Bullgari thuhet se është arrestuar në vitin 2015 dhe është lënë i lirë në vitin 2020. Ai u dënua pasi hyri në shtëpinë e një të reje dhe e kishte përdhunuar.

Asokohe, autori i kishte thënë së resë, se do e pësonte rëndë nëse do të tregonte ngjarjen. Ai më pas, u arrestua nga policia dhe për atë ngjarje u dënua me 5 vite heqje lirie.

Ndërkohë kujtojmë që ngjarja e rëndë e përdhunimit të shqiptares ndodhi 1 ditë më parë teksa gruaja po pastronte pallatin, ku punonte. Teksa filloi punën një 35-vjeçar bullgar e tërhoqi brenda në apartament e dhunoi dhe më pas e përdhunoi 7 herë.


Shtuar 21.06.2021 14:43