FOTO/ Kate Middleton shfaqet në publik pasi u zhduk për dy muaj

Kate Middleton është shfaqur në publik pasi e kaloi të gjithë verën larg kamerave dhe publikut. Princesha është parë duke shkuar në kishë me Princin William dhe Princin George.

Middleton doli me familjen e saj për shërbimin e së dielës në Kishën Crathie, në Aberdeenshire, Skoci, shkruan The Sun. Ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa Princi William ishte në timonin e Range Rover Defender.

Princesha Kate kishte veshur një pallto kafe të çelur të shoqëruar me një kapele me pupla, ndërsa William zgjodhi një kostum të sofistikuar marine.

Dyshja dukeshin të relaksuar dhe të buzëqeshur ndërsa në një makinë tjetër ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.


Shtuar 27.08.2024 17:14