Shtretër, dyshekë dhe aparatura: Shqipëria merr ndihma nga Amerika me vlerë 1 milion dollarë (FOTO LAJM)

Ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë me dije se Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara ka dhënë pajisje me vlerë 1 milion dollar në kuadër të betejës me koronavirusin.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet ambasadorja amerikane Yuri Kim përkrah ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe stafit mjekësor.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Reagimi “Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’.” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ceremoninë e dhurimit nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të pothuajse 1 milionë dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.

 


Shtuar 16.06.2021 17:18