FOTO/ Ilnisa dhe Meriton “arratisen” me njëri-tjetrin

Çifti Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, romanca e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, kanë qenë tepër të komentuar dhe pas daljes së tyre nga shtëpia.

Dyshja, sidomos Ilnisa është tepër aktive nëpër rrjete sociale. Shpeshherë kemi parë të ndajnë foto nga përditshmëria e tyre, teksa shfaqen tepër të lumtur me njëri-tjetrin.

Po ashtu pasditen e djeshme, Ilnisa ka ndarë në llogarinë personale të Instagram-it një postim teksa ndodhet anës detit me partnerin e saj Meritonin dhe në fotografi ka shfaqur dy gota verë që bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin.

“Të dua” shkruan përbri fotografisë ish-banorja.


Shtuar 21.06.2024 15:03