Egla Ceno shpërthen keq ndaj Meritonit: Më ke ngacmuar seksualisht (VIDEO)

Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë ditën e sotme në një debat me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP Albania”, ku shkak është bërë një banane që moderatori i dha aktores. Ndonëse Egla i tha që sapo e ka ngrënë, Meritoni ia afroi asaj te divani, veprim ky që u cilësua nga konkurrentja ngacmim seksual.

“Është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon” – i tha Ega, megjithëse sipas Meritonit veprimi nuk ishte tendencioz.

Meritoni: A do banane?

Egla: Faleminderit po e hëngra

(Meritoni ia afron bananen aktores te divani)

Egla: Mos ma afro mua në mënyrë tendencioze

Meritoni: S’ka tendencioze këtu. Bananja është banane

Egla: Jo zemra është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon duke më afruar bananen e zhveshur këtu.

Meritoni: Normal

Egla: Ik more haje atë banane. Debil mos ma afro mua te këllqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah. Të zënt syrin, është ushqim po të them. Kur ti të ndalosh së më ngacuari me konotacione seksuale të cilën e bëre edhe me banane…

Meritoni: Unë ty të ngacmoj?!

Egla: Kur ti të ndalosh së më ngacuari seksualisht është do të stopoj së thëni që nënës tënde i vjen turp nga mënyra sesi ti po legenizohesh në këtë shtëpi.

Meritoni: I vjen turp pas gjithë asaj që unë të kam respektuar?

Egla: Po, nënës tënde i vjen turp për ty.

Meritoni: Kam dalë nga dhoma edhe me ndërruar tutat.

 


Shtuar 8.05.2024 15:35