Solidarizimi për Eriksen, Anglia merr vendimin e papritur për ndeshjen e parë në Euro 2020

Ajo që i ndodhi mesfushorit të Danimarkës, Christian Eriksen, i ka prekur të gjithë ditën e djeshme.

Për këtë është solidarizuar edhe Anglia, me këta të fundit që në prag të ndeshjes me Kroacinë, duke parë atë që ndodhi me Eriksenin ka marrë vendimin për të anuluar konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë në Europian për këtë edicion.

“Tre Luanët” luajnë ditën e sotme ndaj Kroacisë duke filluar nga ora 15:00, me trajnerin Sauthgejt që nuk ka dalë në konferencë para mediave.

Kujtojmë se Eriksen pësoi një atak kardiak ditën e djeshme, ku pas shumë përpjekjeve, mjekët ia dolën ta rikthejnë në jetë, për fat të mirë.

 

 


Shtuar 13.06.2021 09:46