Makina të shtrenjta, jetë luksi dhe krah Stresit: Ky është polici i arrestuar për drogë në Sarandë (FOTO LAJM)

Efektivi i “Shqiponjave” Lavdosh Metaj u arrestua pasditen e djeshme në qytetin e Sarandës nga policia dhe SHÇBA.

Metaj akuzohet se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

38-vjeçari mësohet se është me origjinë nga Fieri por prej disa kohësh banonte në Sarandë ku edhe ushtronte profesionin e tij si efektiv i forcave “Shqiponja”.
Nga pamjet që ai vetë ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, kuptohet se është i apasionuar, pas makinave luksoze, jetës së natës dhe udhëtimeve në vende turistike.

Ndërkohë në disa foto të tjera, Lavdosh Metaj, shihet nën shoqërinë e dy reperëve të njohur Stresi dhe Don Phenom.


Shtuar 13.06.2021 09:48