Çiljeta ka rrëfyer një moment të vështirë që lidhet me humbjen e një fëmijë. Ajo tregoi gjatë një bisede me Glorian se shtatëzania e saj përfundoi spontanisht, teksa ishe 7 javëshe.
Siç ajo tregon, nëse shtatëzania nuk do të kishte përfunduar, tanimë fëmija do të ishte 4 vjeç.
“Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.
Megjithatë, ajo tregoi se do të tentojë sërish që të sjellë në jetë një fëmijë, si fryt i dashurisë së saj me Albanin. Ajo tha se kanë 8 vite së bashku dhe është momenti i duhur për të pasur një fëmijë.