Socialistët bojkotuan Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi thirrje Nikollës: Të shkarkohen anëtarët, s’kanë vullnet!

Pas bojkotimit të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë nga ana e socialistëve, deputetja demokrate Albana Vokshi në një konferencë për mediet i ka kërkuar Nikollës të marrë masa.

Nga Kryesia e Kuvendit Vokshi u shpreh se sot do t’i dërgohet një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila duhet të marrë masa për zhvillimin e komisionit me qëllimin hetimin parlamentar të dy koncesioneve.

“Dua t’ju bëj me dije se pas konsultave, ne në planin hetimor që e kemi depozituar, do të kemi në listën e dëshmitarëve, Edi Ramën, Ilir beqajn, Ogerta Manastirliun, persona nga Nisma Thurrje që kanë depozitar të parët denoncimin në SPAK. Ortakët dhe administratorët e dy koncesioneve, sterilizimin dhe Check-up.

Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën.

Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi.”, tha ajo.


Shtuar 9.04.2024 12:00