Iu gjetën 70 kg kanabis në shtëpi, arrestohet kryebashkiakja, pranga edhe 2 vëllezërve të saj (FOTO)

Policia e Francës, ka vënë në pranga kryebashkiaken në qytetin Avallon Jamilah Habsaoui, pasi gjatë një kontrolli në banesë iu zbuluan 70 kg kanabis.

Gjithashtu, në pranga rane dhe  dy vëllezërit e saj si dhe 4 persona të tjerë, të cilët u dërguan në paraburgim.

Mediat e huaja shkruajnë se operacioni kundër trafikut të drogës, kishte nisur të dielën nga një grup operacional në Avallon.

Në disa prej lokacioneve ku janë ushtruar kontrolle, u sekuestruan 983 gramë kokainë, 7 000 euro kesh dhe rreth 20 shufra ari.

46 vjeçarja u zgjodh kryebashkiake në mars të vitit 2021, pasi kishte qenë më parë këshilltare në bashki. Përveç shtëpisë së saj, u kryen operacione edhe vendi i saj i punës si dhe në një farmaci.

Avallon, i cili ka 6000 banorë, është një nga dy nënprefekturat e Yonne, e përfshirë në parkun natyror rajonal Morvan.