Vetëm një muaj pas lindjes, Tuna habit me super format trupore (FOTO LAJM)

Para 1 muaji, Tuna i surprizoi të gjithë, teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Ajo publikoi në Instagram foto të saj nga materniteti, të shkrepura gjatë lindjes së fëmijës. Këngëtarja zbuloi se u bekua sërish me një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna në postimin e saj.

Ditën e djeshme, vogëlushi festoi njëmujorin e lindjes dhe nuk kishin si të mungonin disa foto mjaft të ëmbla nga Tuna, e cila duket në super formë. Ajo ka ndarë disa momente me dy djemtë e saj, krahas së cilave ka shkruar:

“Një muaj më parë lindi dashuria e cila nuk pushon së rrituri …
Gëzuar muajin e 1-rë të lindjes, Zen”


Shtuar 10.06.2021 08:55