Shefi i Interpolit ka ngritur alarmin lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Zyrtari tha sot se trafikimi i qenieve njerëzore në Azinë Juglindore është kthyer në një krizë globale.
“Këto organizata kriminale të ndihmuara nga anonimiteti i ofruar nga interneti, i frymëzuar nga modelet e reja të biznesit që kanë fituar terren që nga periudha e COVID, funksionojnë sot në një shkallë që askush nuk do ta kishte imagjinuar një dekadë më parë” , tha sekretari i përgjithshëm i organizatës mëtë madhe ndërkombëtare të policisë në botë, Jurgen Stock .
Qendrat e reja të krimit kibernetik, të cilat shpesh padashur punësojnë njerëz që janë trafikuar dhe mashtruar nën maskën e punës legjitime, kanë ndihmuar rrjetet e krimit të organizuar që tani t’i nxjerrin të ardhurat e tyre kryesisht nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe jo nga trafiku i drogës.
Sipas Stock, të ardhurat nga trafiku i drogës, megjithatë, mbeten në 40% deri në 70% të totalit të të ardhurave të organizatave kriminale.
“Por ne shohim organizata që po diversifikojnë qartë operacionet e tyre kriminale duke përdorur korridoret e trafikut të drogës për trafikun e njerëzve, armëve, pronës intelektuale, mallrave të vjedhura, makinave,” vuri në dukje Stock.
Rreth dy deri në tre trilion dollarë të ardhura të paligjshme lëvizin nëpër sistemin financiar global çdo vit, sipas Stock. Shefi i Intrepol tha se një rrjet i krimit të organizuar mund të bëjë 50 miliardë dollarë fitime çdo vit.
Kombet e Bashkuara njoftuan vitin e kaluar se më shumë se 100,000 njerëz u trafikuan përmes qendrave të mashtrimit kibernetik në Kamboxhia. Në nëntor, Mianmari ekstradoi mijëra të dyshuar kinezë për mashtrime të telekomit në Kinë.