Pas sulmit në Moskë, Evropa merr masa të posaçme vëzhgimi dhe sigurie ndaj ISIS

Sulmi me 139 viktima në Moskë duket se ka friksuar Evropën për një sulm tjetër të ngjashëm terrorist pasi pasi një sërë qeverish evropiane kanë marrë masa të posaçme vëzhgimi dhe sigurie. Pasi Franca dhe Italia njoftuan se janë në gatishmëri të lartë, vendet e tjera vijuan me masa. Ndërsa 24 orë më parë Parisi ngriti alarmin e kërcënimit terrorist në nivelin më të lartë.

Kryeministri francez Gabriel Attal, pas një takimi me Emmanuel Macron dhe zyrtarë të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, shkroi në një postim në X se vendimi, i cili vjen disa muaj përpara se Parisi të presë Olimpiadën, u mor në vazhdën e marrjes së përgjegjësisë për sulmin mbi Moskën nga Shteti Islamik dhe nën hijen e kërcënimeve që rëndojnë mbi vend.

Emmanuel Macron deklaroi gjithashtu se organizata xhihadiste Shteti Islamik nga rajoni i Khorasanit u përpoq të kryente disa akte terroriste në Francë gjatë muajve të fundit.

Presidenti francez përmendi gjithashtu se shërbimet franceze të sigurisë së fundmi u propozuan atyre ruse, si dhe atyre të shteteve të tjera të rajonit, një “bashkëpunim të ngushtë” në luftën kundër terrorizmit. Ai tha gjithashtu se shërbimet franceze kishin informacione që mund të ishin të dobishme për shërbimet ruse të sigurisë.

Në Itali , pas një takimi të posaçëm të planifikuar për sot, ministria e brendshme theksoi se policia është në “vigjilencë” në funksion të Pashkëve Katolike javën e ardhshme. U vendos që do të kishte mbikëqyrje të madhe nga autoritetet në zona të ndjeshme, siç njoftuan ata, domethënë aeroportet, stacionet e trenave dhe autobusëve, por edhe kudo ku ka ose pritet të ketë për shkak të Pashkëve, tubime të mëdha.

Në Gjermani , Ministrja e Brendshme, Nansi Feser, vuri në dukje se kërcënimi më i madh islamik vjen nga dega e ISIS, e cila goditi në Moskë. Është e njëjta degë që në Krishtlindje planifikoi një sulm terrorist në katedralen e Këln, por autoritetet e parandaluan. Në Serbi , oficerët e policisë sekrete u panë me automatikë duke patrulluar rrugët e Beogradit gjatë fundjavës. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se ata dhe oficerët e policisë me rroba civile do të monitorojnë vendet sportive dhe qendrat tregtare në kryeqytet.

Në gatishmëri është edhe Suedia , e cila ishte shënjestër e terroristëve një javë më parë dhe në fakt objektivi i tyre ishte Parlamenti, megjithatë ata u arrestuan pas informacioneve në Turingi.


Shtuar 25.03.2024 22:43

Tags: ,