Fulham tani duhet t’i paguajë 4 milionë euro Chelseat për Armando Brojën

Trajneri i Fulham, Marco Silva, nuk e ka preferuar as në skuadër Armando Brojën për ndeshjen ndaj Tottenham dhe vendimi i tij doli i qëlluar, pasi që skuadra e tij fitoi 3-0.

Silva preferoi si startues, Rodrigo Muniz, i cili shënoi dy gola ndaj Tottenham, ndërsa në bankë ishte Raul Jimenez.

Sulmuesi shqiptar la Chelsean që të kalonte te Fulham si huazim dhe nëse ai do të luante titullar 10 ndeshje, Fulham nuk do të paguante aspak për huazimin e tij.

Fabrizio Romano tani ka shkruar se Fulham do të paguajë 4 milionë euro te Chelsea për Brojën dhe se shqiptari do të kthehet në “Stamford Brigde” në verë.

Klauzola e tij e kontratës shkruante se ai duhet të fillojë 10 ndeshje si startues dhe Fulham nuk do të paguante asnjë cent.

Broja është ftuar nga Sylvinho për ndeshjet e Shqipërisë të muajit mars ndaj Suedisë dhe Kilit. /Telegrafi/


Shtuar 16.03.2024 22:54