Rreth orës 13:15, një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Koplikut.
Makina e cila drejtohej L. G., 75-vjeç përplasi Q. S., rreth 68-vjeç, i cili po ecte në këmbë.
Ai është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75-vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68-vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.