Lufta e Kosovës për pavarësi në vitet 1998 – 1999 do të pasqyrohet përmes një filmi holivudian.
Gjithçka do të xhirohet në kujdesin e aktorit dhe regjisorit të njohur Louis Mandylor. Për mediet shprehet emocionues për rolin që do të ketë.
“Te gjithë e dimë historinë. Unë vete tani po zhytem thelle ne historinë e Kosovës dhe ngjarjet e kësaj lufte te viteve 98 – 98. Me duket një histori magjepsëse. Ne do ta pasqyrojmë ngjarjen ashtu saç ndodhi, tmerret qe ndodhen mbi ata fëmije dhe sfidat qe shume familje kaluan”
Kelly Lynn Reiter serish një aktore e njohur hollivudiane dëshiron qe bota ta njohe historinë e Kosoves.
“Unë mendoj se bota e meriton ta dëgjojë këtë histori dhe shpresoj te na ndihmoni qe te nxjerrim ne pah historinë tuaj. Sepse ky është një vend i bukur me kulturë te bukur dhe do ta shijoj këtë udhëtim.”
Filmi do te pasqyrojë ngjarjet para, gjatë dhe pas lufte. Fitim Krasniqi, producenti ekzekutiv i filmit jep detaje ku do te përfshihen aktore hollivudian e shqiptarë.
Bes Kallaku do të jetë një prej aktorëve shqiptar. Xhirimet do te organizohen ne Amerike, Kosove, por edhe ne Shqipëri.
Aktoret shtuan se do te tregohen te kujdesshëm te përcjellin çdo emocion qe përjetoi Kosova.