Këngëtarja e njohur meksikane vishet nga shqiptarja e Kosovës, Vlora Mustafa – fustani i saj zgjon vëmendjen tek mediat latine

Këngëtarja e njohur meksikane, Ana Barbara ka shkëlqyer në tapetin e kuq të ceremonies së ndarjes së çmimeve Premio Lo Nuestro në Miami e veshur nga stilistja nga Kosova, Vlora Mustafa.

Fustani i cili ishte qepur nga Mustafa për artisten meksikane pa dyshim që zgjoi vëmendjen tek të pranishmit e po ashtu edhe tek mediat latine, duke e përzgjedhur si ndër më të mirin.

Edhe këngëtarja ishte e ndarë shumë e kënaqur, e cila nuk hezitoi të shpërndante fotografitë e tapetit të kuq, duke cituar po ashtu edhe punën e mrekullueshme të stilistes nga kosova.

View this post on Instagram

A post shared by Ana Bárbara (@anabarbaramusic)


Shtuar 23.02.2024 16:34