Ishulli ‘i mallkuar’ i poetit eremit italian braktiset nga pronarët pas serisë së vdekjeve (FOTOT)

Vendasit raportohet se nuk guxojnë më të afrohen në ishullin Gaiola edhe pse aty mund të shkohet me not nga brigjet e Napolit në Itali, pasi besojnë se është “i mallkuar” dhe sjell fatkeqësi.

Ishulli në pronësi private besohet se ka sjellë disa fatkeqësi për pronarët e tij.

Në të gjenden dy vila të vjetëruara dhe disa rrugë misterioze, teksa sipas legjendës, thuhet se aty ka jetuar më parë poeti eremit roman Virgil, i cili priste në Gaiola nxënësit e tij për t’i mësuar.

Shkrimtari i shekullit të 19-të që njihej asokohe si ‘Il Mago’ jetonte vetëm me bamirësitë e detarëve dhe nxënësve të tij, por një ditë u zhduk papritur, siç besohet i vrarë nga dashakeqësit.

Ishulli më pas u mor në pronësi nga biznesmeni i njohur peshkimit Luigi de Negri, i cili ka ndërtuar vilën që mbetet aty sot, por shpejt dhe ku i fundit falimentoi pas blerjes së ishullit.

Detari i i shekullit të 20-të Gaspare Albenga u interesua të blinte ishullin në 1911 por një herë teksa lundronte pranë tij u përplas në shkëmbinjtë dhe humbi jetën.

Vendasit thonë se anija dhe trupi i tij nuk u gjetën kurrë.

Një biznesmen që mori kontrollin e ishullit në vitet 1920 u vra në një atentat, edhe një industrialist zvicerjan Maurice Yves Sandoz që mori kontrollin më pas, u çmend dhe përfundoi në klinikë të shëndetit mendor, shkruan rrjeti Citalia.

Më së fundmi pronari më i famshëm i ishullit është italiani i njohur Gianni Agnelli, pronar i kompanisë Fiat dhe nga më të pasurit në Itali, të cilit i vdiq i biri nga vetëvrasja.

Legjendat e ishullit janë një atraksion interesat për turistët Napolit megjithë ngjyrimet e tyre makabre, por ishulli nuk është i hapur për publikun për të parë nëse vizitorët do të frikësoheshin apo jo prej tyre.


Shtuar 23.02.2024 16:48