Babanë e ka një legjendë të Real Madridit, por ai refuzoi klubet europiane për të luajtur me Messin te Inter Miami

Federico Redondo është një mesfushor i talentuar argjentinas dhe djali më i vogël i legjendës së Real Madridit, Fernando Redondo.

Mesfushori mbrojtës 21-vjeçar konsiderohet gjerësisht si një nga talentet e rinj më të ndritur në futboll këto ditë, por ai nuk do të luaj njëherë në Evropë.

Federico mendohej t’i bashkohej një prej pesë klubeve më të mira të Evropës këtë verë, me Barcelonën gjithashtu ëndërronte ta shihte atë të vishte fanellën e Blaugranas në të ardhmen, por në vend të kësaj ai zgjodhi një lëvizje në MLS.

Përveç gjigantit katalunas në garë për mesfushorin e talentuar ishin edhe Bayern Munich, Milan, Liverpool e Real Madrid.

Fabrizio Romano ka raportuar se Inter Miami tanimë ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar argjentinas.

Marrëveshja, e vlerësuar me një vlerë prej 8 milionë eurosh, e sheh atë të largohet nga Argentinos Juniors për kampionatin amerikan te Inter Miami.

Edhe pse dukej një lëvizje e papritur, mediat në Argjentinë kanë raportuar se Leo Messi ishte shkaktari kryesor që Redondo u bashkua me Inter Miamin pasi ai ëndërronte të luante përkrahë tetë herë fituesit të Topit të Artë.

21-vjeçari në të ardhmen pritet të transferohet në Evropë pasi cilësitë e tij nuk diskutohen dhe ai konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues argjentinas. /Telegrafi/


Shtuar 13.02.2024 20:55