“Jo, nuk kanë shanse ta fitojnë titullin” – Ferguson bëhet viral me deklaratën për gjigantin anglez

Tottenham Hotspur konsiderohet si një nga gjigantët e futbollit anglez, por Spurs nuk po fitojnë trofe që një kohë të gjatë.

Trofeu i fundit që kanë fituar ‘Gjelat’ nga Londra është në ‘Carling Cup’ në sezonin 2007/08, derisa që nga ajo kohë përkundër që ishin në disa finale nuk kanë fituar trofe.

Spurs kanë edhe dy tituj të kampionit, por i pari ishte në vitin 1951 dhe i dyti 10 vite më vonë dhe që nga ajo kohë nuk kanë triumfuar më.

Tani me skuadrën londineze është tallur edhe trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson duke thënë se ata nuk kanë gjasa për ta fituar titullin e kampionit.

Madje Ferguson ka thënë se City e Liverpool janë shumë të fortë për Manchester Unitedin e lërë më për Spurs.

“Ata kanë fituar titullin më 1961-shin, por nuk kanë shanse t’ia dalin sërish. Liverpool dhe Manchester City janë shumë të fortë”.

“Janë të papërballueshëm edhe për Manchester United, jo më për Tottenham. Nuk kanë shanse të fitojnë sërish titullin”, deklaroi Fergusson. /Telegrafi/


Shtuar 13.02.2024 20:52