“Është beteja e triumfit”.
Kështu e ka cilësuar Sali Berisha protestën e sotme të organizuar nga demokratët përballë Kuvendit. Më pas protesta u zhvendos në rrugën “Mustafa Matohiti”, poshtë shtëpisë së ish-liderit të demokratëve.
Nga dritarja, Berisha u shpreh se në datën 20 shkurt e gjithë Shqipëria do të mblidhet në Tiranë.
Berisha: Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile. Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.
20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës. Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit. Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë. Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit. Shqipëria do të jetë e juaja./albeu.com