Ledioni ngacmon Sarën dhe Bardhin: T’u ngjit gjë…?

Mbrëmja e sotme e spektaklit televiziv “BBVA3”, ka nisur me ngacmime rreth televotimit.

Moderatori, Ledion Liço, ka pyetur banorët në nominim se si janë ndjerë gjatë javës teksa Sara ka treguar se ka qenë me grip.

Moderatori ka ngacmuar çiftin duke thënë:

“Të gjithë jeni vizituar nga mjeku, nuk kishte asgjë serioze. Po Bardhit a i ngjite gjë?”