31 dhjetori makth për Edon Zhegrovën, hajdutët i marrin gjëra me vlerë

31 dhjetori pritet me padurim nga të gjithë, pasi shënon ndërrimin e viteve. Por duket se kjo datë ka qenë e tmerrshme për Edon Zhegrovën.

Sipas mediave franceze lojtarit dardan i kane hyrë në shtëpi hajdutët dhe i kanë marrë gjëra me vlerë. Zhegrova në atë moment nuk ka qenë në shtëpi edhe pse është aktivizuar alarmi. Policia menjëherë pasi është vënë në dijeni ka nisur me kontrollet.

Hajdutët kanë hyrë nga dera e pasme e shtëpisë së Zhegrovës dhe pas kontollit, policia ka konstatuar se janë grabitur rroga firmato dhe gjëra luksoze. Kujtojmë se 24-vjeçari po shkëlqen me fanelën e Lille në nëtë sezon, teksa ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola e ka asistuar në 4 raste.


Shtuar 3.01.2024 12:32